Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur sot për Porta Porta se do të bëhet gjithçka që luftëtarët e batalionit Azov të shpëtohen. Këta të fundit kanë mbetur të rrethuar në fabrikën e çelikut në Mariupol.
“Po bëjmë gjithçka që është e mundur dhe gjithçka që varet nga ne do të bëhet. Ne nuk do të ndalemi, do të luftojmë për çdo person dhe për çdo civil.”
Sipas liderit ukrainas, civilët që strehoheshin në fabrikë janë larguar tashmë, por mbetet end e pazgjidhur çështja e ushtarëve. Ai shtoi se Ukraina është gati që t’i shkëmbejë.
“Fola me presidentin e Finlandës i cili do të marrë në telefon Putinin. I jam mirënjohës OKB-së dhe Kryqit të Kuq të cilët kanë shoqëruar civilët dhe janë gati të ndihmojnë.”
Megjithatë, shtoi Zelensky, topi tashmë është në anën ruse