Komuna e Strugës, 80 mijë euro për dreka e darka

Thuajse 80 000 euro ose pesë milionë denarë për reprezentim, respektivisht dhurata, dreka dhe darka nëpër restaurante për kryetarin Ramiz Merko, këshillin komunal dhe administratën lokale, janë siguruar nga buxheti i sivjetshëm i Strugës.

Nga ato para, gati 48 mijë euro i ka ekskluzivisht Merko.

Në kohë kur qeveria u kërkon të gjithë zyrtarëve, përfshirë edhe kryetarët e komunave, t’i shkurtojnë shpenzimet joproduktive për shkak të krizës ekonomike, Merko shpërdor sërish paratë e qytetarëve, ka reaguar opozita lokale.

“Pavarësisht krizës së madhe ekonomike, energjetike dhe shëndetësore, ata nuk heqin dorë nga këto shpenzime. Qytetarët mezi ia dalin mbanë, kemi punë joproduktive të komunës. Ne si grup këshilltarësh, nuk marrim pjesë në ato dreka apo reprezentime që mbahen pas çdo seance të këshillit komunal”, tha Alen Dereban- VMRO DPMNE, Strugë.

Kjo ndodh në kohë kur komuna prej vitesh është në gjendje të vështirë financiare dhe ka llogari bankare të bllokuar, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Për katër vite Merko ka shpenzuar gati 140 mijë euro për reprezentim.

Më së shumti ka shpenzuar në vitin 2019 apo gati 100% nga shuma e parashikuar.

Alsat pyeti në komunën e Strugës se për çfarë qëllimi i kërkon kryetari i komunës këto para dhe ku do t’i shpenzojë? Nga komuna na thanë se nuk kanë përgjigje./ Alsat.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *