Universiteti i Tetovës prezanton ofertën ne Gjimnaz

  1. 5. 2022 | E gjithë vëmendja e drejtuesve të Universitetit dhe profesorëve të katedrave të fakulteteve tona, është përqendruar në orientimin e të rinjve tanë drejt së ardhmes dhe përgatitjes së tyre profesionale.
    Për këtë qëllim, sot, profesorët e Filologjikut, Pedagogjikut, Filozofikut dhe Arteve, i takuan vitet e katërta të Gjimnazit të Tetovës.
    Universiteti i Tetovës dhe Gjimnazi i Tetovës, konsiderohen si institucione referuese të arsimit cilësor dhe udhëheqës të proceseve arsimore –shkencore. Me këtë përkushtim dhe përgjegjësi, këta dy institucione vijojnë bashkëpunimin e suksesshëm në regjistrimin e maturantëve në vitin e ardhshëm 2022/2023.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *