Deputeti më i zëshëm i “Alternativës”, Skender Rexhepi-Zejd, nuk është i kënaqur me politikat që udhëheq partia e tij në Qeveri. Në një prononcim për gazetën LAJM, ai tha se mund të largohet nga kjo parti nëse nuk realizohet programi që u premtua para hyrjes në Qeveri.
“Është e thjeshtë! Të qendrosh në një anije që është rrugës të fundoset nuk është e logjikshme. Jam munduar që të jap arsyet e mia, të rrugëtimin politik deri këtu, sepse “Alternativa” u bë pjesë e Qeverisë pavarësisht që kishim akuza të shumta nga qytetarët, megjithatë, për të realizuar pikat programore. Nuk mund të tallesh me rastet e montuara dhe pastaj të heshtës dhe të nxirresh me Ukrainën apo diçka tjetër. Ajo çështje është e realizueshme. Apo të lihet Likova përsëri në pritje për faktin që ne kishim garantuar që do të ketë ligj për zhvillim të barabartë rajonal, ku komuna e Likovës do të bëhet aty. Padyshim që nëse ky program do të jetësohet nuk ka asnjë arsye që të jem pjesë e një subjekti politik që për llogarinë time është drejt fundosjes”, tha deputeti Skender Rexhepi-Zejd./lajm