Derbi i Madridit i përket Atleticos, PSG i “fal” Troyes mbijetesën

Atletico Madrid ka triumfuar në derbi kundër Real Madrid me rezultatin minimal 1-0. Djemtë e drejtuar nga Diego Simeone i janë falur një penalltie, që u kthye në gol nga Carrasco në fundin e pjesës së parë dhe tani janë shumë pranë kualifikimit në Champions League.

Atletico e shfrytëzoi faktin që kampionët e Spanjës kishin bërë rotacion, duke aktivizuar disa nga rezervat. Ata patën disa mundësi në minutat e para, me Angel Correa dhe Carrasco, si dhe me Matheus Cunha.

Me VAR vendasit fituan një penallti dhe Carrasco e çoi skuadrën e tij në pushim në epërsi. Para se të binte bilbili Kroos dhe Jovic tentuan të shënojnë golin e barazimit, por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Griezmann, i cili nuk shënoi dot. Reali provoi me Casemiro, si dhe me Valaverde. Atletico u mundua të realizonte edhe golin e dytë dhe flirtoi me Carrasco e Koke. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave.

Atletico Madrid-Real Madrid 1-0

PSG, kampione në Francë, ka barazuar 2-2 në shtëpi me Troyes dhe këta të fundit kanë siguruar qëndrimin në Ligue 1 për sezonin e ardhshëm. Kryeqytetasit shënuan dy gola të shpejtë, me Marquinhos dhe Neymar me penallti.

Gjithsesi Troyes nuk u dorëzua. Ugbo hapi ndeshjen pas gjysmë ore lojë, kurse në fillimin e pjesës së dytë Tardieu me penallti realizoi golin e barazimit dhe që i dha garancinë e qëndrimit në Ligue 1 skuadrës së tij. /

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *