Zëvendës krymeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se nxënësit e Bllacës së shpejti do të fillojnë procesin edukativo – arsimor në vendbanimin e tyre, pasi drejt përfundimit janë punimet për ndërtimin e shkollës së tyre fillore.
Postimi i plotë i Zëvendës krymeministrit Grubi:
Edhe një premtim i dhënë po bëhet realitet!
Nxënësit e Bllacës së shpejti do të fillojnë procesin edukativo – arsimor në vendbanimin e tyre, pasi drejt përfundimit janë punimet për ndërtimin e shkollës së tyre fillore.
Investimi në krijimin e infrastrukturës adekuate shkollore për arsim cilësor në çdo vendbanim është parakusht i rëndësishëm i të ardhmes së zhvilluar të vendit tonë.