Një shkollë që qëndronte në këmbë për më shumë se një shekull – gjimnazi Lysychansk është shkatërruar plotësisht pasi u përfshi nga zjarri dje pas granatimeve, tha Sergey Gaidai, kreu i rajonit të Luhansk.
Gjimnazi i mbijetoi dy luftërave botërore dhe betejës për qytetin në vitin 2014, “por u dogj për shkak të kafshëve pa vlera në vitin 2022”, tha maturantja Yana Honcharenko.
Honcharenko e përshkroi gjithashtu gjimnazin si “ndër 100 shkollat më të mira në vend”.
Shkolla është ndërtuar në fund të shekullit të 19-të dhe është pjesë e trashëgimisë arkitekturore belge të Lysychansk.
Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pas tërheqjes së forcave së saj nga rrethinat e Kievit, transmeton BBC.