“Kulla e Dëshmorëve”/ Ahmeti: Sot shënuam 21 vite plot krenari, amanet e lavdi në Sllupçan

Pas 20 vitesh pritje e premtime, sot u përurua kulla përkujtimore për nder të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Është e gjatë 20 metra, ndërsa qëndron rrëzë kompleksit të dëshmorëve në Sllupçan, ku prehen të rënët e luftës së vitit 2001.

“Kisha nderin të marr pjesë në përurimin e Kullës përkujtimore të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kullë kjo e cila na bashkon dhe është pjesë e historisë së pandarë të vendit.
Të rikujtojmë se pa UÇK-në, ky vend nuk ka histori e as ardhmëri. E ardhmja e vendit është shënuar pikërisht nga këto tre shkronja të arta dhe zanafilla e vitit 2001.
Edhe Marrëveshjen Paqësore të Ohrit është si rezultat i kësaj ushtrie njejtë siç është ardhmëri edhe Marrëveshja e Prespës e cila na bëri anëtare të NATO-s.
Përjetësia është në veprën e ushtarëve të lirisë, në bekimet e nënave tona, në amanetin e dëshmorëve si dhe në kushtrimin e atdheut.
Lavdi dëshmorëve dhe veprimtarëve të kombit”, theksoi Ali Ahmeti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *