Ndërpritet kalimi i gazit rus në Poloni dhe Bullgari

Gjiganti rus i energjisë Gazprom thotë se ka ndërprerë të gjitha furnizimet e gazit në Bullgari dhe në Poloni, pasi dy vendet refuzuan të paguajnë me rubla gazin rus.

Më herët, zyrtarët polakë dhe bullgarë të energjisë thanë se kishin marrë njoftime zyrtare nga furnizuesi rus i gazit se dërgesat do të ndërpriteshin.

Njoftimi i Gazprom vjen pas një konfuzioni më herët këtë mëngjes, kur të dhënat treguan se furnizimet me gaz në Poloni përmes Bjellorusisë u reduktuan përkohësisht në zero përpara se të rifillonin.

Rrjeti i gazit i Bullgarisë kishte thënë gjithashtu se vendi po merrte ende gazin rus që nga mëngjesi i sotëm.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret në fillim të këtij muaji që u kërkon blerësve të gazit të paguajnë në rubla përmes llogarive bankare ruse , për të mbështetur monedhën e tij ndërsa sanksionet perëndimore vazhdojnë. /abcnews.al/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *