Çdo i treti person në Maqedoninë e Veriut, ka treguar se ka prezencë të antitrupave nga Covid-19, është konstatuar në analizën e Institutit për Imunologji.
Siç bëjnë të ditur për portalin SDK, analiza është realizuar në 1.000 raste në disa vende të Shkupit. Në Karposh, Aerodrom, Qendrën Tregtare “Mavrovasja”, Parkun e Qytetit, rrugën “Maqedonia” dhe sheshi “Maqedonia” dhe përfshinë të gjitha grupmoshat.
“Përpunimi i të dhënave tregoi se 30% e të testuarve, kanë antitrupa apo çdo i treti qytetarë e ka kaluar Covid-19. Gjatë analizës janë marrë materiale edhe nga njerëz që e kanë ditur se e kanë kaluar virusin, por edhe nga të testuarit të cilët nuk kanë qenë të infektuar apo nuk e dinin se e kanë pasur”, tha drejtori i Institutit, Aleksandar Petliçkovski.
Testime janë realizuar edhe ndaj personelit mjekësor të vaksinuar. Rezultatet që kanë dalë nga ata, drejtori Petliçkovski i cilëson “si të shkëlqyeshme”, pasi këto persona kanë treguar numër të lartë të antitrupave.