Hiqen certifikatat e vaksinimit për hyrje në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) ka miratuar masën për heqjen e certifikatave për vaksinim për hyrje në RMV.

“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të shfuqizuar detyrimin e posedimit të certifikatës së vaksinimit, certifikatës për Covid 19 të kaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend”.

“Në lidhje me këtë vendim shfuqizuam edhe masën për izolim shtëpiak me shpenzim personal në kohëzgjatje prej 7 ditëve për hyrje në shtet pa dokumentet e lartë përmendura”, thonë nga Qeveria.

Ndërsa zëdhënësi i KSI-së Zllate Mehmedovi, tha se do të vazhdojnë të lehtësojnë masat me kujdes, pa e përkeqësuar situatën epidemiologjike.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *