Kryetari jonë i preferuar jostatutor i Koalicionit VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa, Ziadin Sela del e flet për ligjin për lojëra të fatit të cilin vet koalicioni i tij, Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa e kanë bllokuar në kuvend tashmë për 10 muaj, çfarë hipokrizie, çfarë dyfytyrësie. Kështu është shprehur koordinatori i grupit parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë një konference për gazetar.
“Miratoje ligjin, merre guximin, ktheja fjalën VMRO-së dhe Levicës apo bishti ju është zënë me derën zgjedhore të Tetovës dhe Gostivarit? Ju jeni të lodhur, të paaftë, të pa ide dhe të dëmshëm për shqiptarët dhe për vendin”, është shprehur Ademi.
Sipas shefit të grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi shqiptarët dhe të gjithë të tjerët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për shqetësim sepse Bashkimi Demokratik për Integrim është këtu dhe nuk do të lejojë aventurier të tillë të paaftë dhe kuisling të dëmtojnë të arriturat e shqiptarëve.