Katër dështimet e Barcelonës

Përveç befasive monumentale, Barcelona do të mbyll një vit bosh pa asnjë trofe të fituar. Barcelona mori një humbje të madhe dje nga Eintracht Frankfurt në fushën e tyre, këtë herë të pushtuar nga tifozët gjerman, duke u eliminuar edhe nga gara e vetme që mund të fitonin trofe, Liga e Evropës.

Askush nuk e priste diçka të tillë. Barcelona ishte në momentin më të mirë të sezonit me një seri prej 15 ndeshjesh pa humbje. Mund të eliminoheshin, por jo ashtu siç ndodhi.

Arsyet për të mos marrë asnjë titull vijnë që nga vera. Në gusht tashmë ishte e mundur të parashikohej se sezoni do të ishte i vështirë dhe shanset për të mos fituar asnjë titull ishin shumë të larta.Barcelona kishte humbur Leo Messin dhe Antoine Griezmann me numrin e golave ​​që kishin sjell kjo dyshe. Klubi nuk mundi as t’i zëvendësojë pasi arka e klubit ishe e zbrazur.

Për më tepër, marrëdhëniet midis Joan Laporta dhe Ronald Koeman ishin të tmerrshme. Presidenti ishte përpjekur ta largonte holandezin në fund të sezonit të kaluar, por nuk e bëri këtë sepse nuk gjeti një zëvendësues që i pëlqente.

Por kjo nuk mund të rregullohej në atë kohë, ndërsa binte në sy mungesa e besimit te trajneri në skuadër. Sikur të mos mjaftonte kjo, skuadra kishte shumë dëmtim. Barcelona në atë kohë u largua nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve, duke bërë që tutje të kalojnë Bayern Munich dhe Benfica.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *