Nën drejtimin e prof. Melihate Etemi dhe me mbështetjen e prof. Ylbere Neziri, nxënësit e shkollës sonë, Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”: Olta Azizi, Yllza Ilazi dhe Era Osmani nga III-10, Erjon Bajrami nga III-6, Premtim Ademi nga III-8, Erjon Shemshiu, , fitues të Çmimit II, gjatë aktiviteteve të zhvilluara në shkollën mikpritëse “Andrei Shaguna”, në Brashov të Rumanisë, si pjesëmarrës në projektin “Water is life” të programit Erasmus+ . Gjatë kësaj vizite ata u njohën me historikun e kësaj shkolle të themeluar që në vitin 1850, ku si mësimdhënës ka punuar edhe Ciprian Porumbescu, kompozitori i himnit tonë kombëtar. Përmes vizitave ata u njohën edhe me vendet më të rëndësishme historike të qytetit të Brashovit, me procesin e mbushjes së shisheve me ujë mineral natyror në kompaninë “Zizin”, me procesin e përfitimit të ujit për pije gjatë pastrimit të ujit të liqenit Telug në Kompaninë e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Brashov dhe, për fund, edhe me historikun e Kështjellës së Vlad Cepeshit, i njohur botërisht si Drakula.