Ukraina paralajmërojnë zbulime të tmerrshme në ditët në vijim

Udhëheqësit ukrainas kanë parashikuar zbulime më të tmerrshme në ditët në vijim, pasi forcat ruse u tërhoqë dhe lanë shkatërrime pas tyre.

Kryetari i bashkisë së Buçës, ku ushtarët rusë janë akuzuar për krime lufte tha se hetuesit kanë gjetur të paktën tre vende të të shtënave masive ndaj civilëve.

Ai tha se shumica e viktimave vdiqën nga të shtënat me armë zjarri, jo nga granatimet dhe kufomat janë gjetur me duar të lidhura.

Anatoliy Fedoruk tha se numri i civilëve të vdekur ishte 320 që nga e mërkura, por ai thotë që numri të rritet pasi të gjenden më shumë trupa në qytetin e tij, i cili dikur kishte një popullsi prej 50 mijë banorësh.

“Vetëm 3 mijë e 700 kanë mbetur tani”, u shpreh ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba paralajmëroi të enjten se pavarësisht një tërheqjeje të fundit ruse, vendi mbetet i pambrojtur dhe ai u lut për armë nga NATO dhe vende të tjera për të ndihmuar në përballjen e një ofensive të pritshme në lindje.

Ndërkaq, në fjalimin e tij të fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se tmerret e Buchas mund të jenë vetëm fillimi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *