Tentimet politike për të vonuar 1 minut ndryshimet e planit detal në bllokun urban 57 janë të kota dhe në dëm të qytetarëve.
Ne kemi dhënë deklaratë publike se me ardhjen tonë ky plan do të revidohet për të përmirësuar interesin publik
Askund nuk u përmend se procedura bëhet për shkak të shkeljes së ligjit, por sic u konstatua në elaborate dëmtohet interesi publik dhe për këtë votohet në këshillin e Komunës dhe këtu mbrohet interesi publik. Ne flasim për vendim që e merr këshilli për të përmirësuar interesin publik aty ku shkelet. Procedura ka qenë transparente dhe është mendimi i ministrisë. Argumentet janë të dëshmuara se aty duhet të ketë intervenim e tha edhe më procedurën paraprake se ai plan urbanistik duhet të jetë model për zhvillimin e ardhshëm të Tetovës, e jo shembull për të keq theksoi kryetari i tetoves, Bilall Kasami para Keshilltareve te komunes se Tetovës.
Nuk doja të potencoj se ndonjë këshilltar ka marrë para dhe nëse ka më së paku dua të besoj se dikush ka marrë para.
Si qytetar të Tetovës të qëndrojmë në miratimin për ndryshimin e planit detal urbanistik dhe të miratojmë një plan urban që do të jetë model dhe Tetova të flitet si një komunë ku do të jetë model se si përpilohet një plan urbanistik tha Kasami ne fjalimin e tij para këshilltarëve.
Sot, në mbledhjen 9-të të Këshillit Komunal, këshilltarët komunal të Lëvizjes BESA dhe partnerët e koalicionit votuan PRO këtij pezullimi me çka TETOVA shpëton nga ngulfatja e ndërtesave pa kriter, pa parqe e gjelbërim.
Premtimi ynë elektoral morri vendin e duhur. Jemi zotuar për t’a bërrë Tetovën një qytet më të mirë, me standarde Evropiane dhe ndërtime ligjore dhe me kriteret e nevojshme.