Masakër në kohën e iftarit, tre persona u vranë

Në lagjen “Serdivan” të Sakaryas në Turqi, mosmarrëveshja familjare për tapinë e shtëpisë u kthye në një tragjedi. Gjatë diskutimit që u zhvillua gjatë kohës së iftarit, Çetin Güler (54) vrau me armë vëllanë, kunatën dhe nipin e tij. Nipi i tij më i vogël i ka shpëtuar sulmit duke ikur në ballkon.Çetin Güler, i cili dyshohet se ka një kompani transporti dhe mësoi se falimentoi, në kohën e iftarit erdhi në shtëpinë e vëllait të tij Bedri Guler, shkruan HaberTurk.

Mes Çetin Gulerit dhe vëllait të tij të madh, Bedri Gulerit, ka shpërthyer një debat, i cili ka kërkuar që t’i jepet tapia e shtëpisë.

Kur debati mes dy vëllezërve u shndërrua në sherr, Çetin Güler bëri një masakër në shtëpi me armën e gjahut që kishte sjellë me vete.Si pasojë e zjarrit të hapur nga Çetin Güler, vëllai i tij i madh Bedri Güler (65), kunata e tij Duriye Güler (62) dhe nipi i tij Tuncay Güler (24), u rrëzuan përtokë kur u goditën nga fishekët. Gjatë ngjarjes, Berat Güler (23), djali më i vogël i shtëpisë, i ka shpëtuar sulmit duke u larguar në ballkon.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *