Kasami intensifikon aktivitet dhe projektet

 Retro e aktiviteteve të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë javës që lamë pas!

Gjatë javës së kaluar, kryetari i Komunës së Tetovës ka pasur agjendë të ngarkuar me aktivitete dhe takime të shumta, si me qytetarët e komunës së Tetovës, pritjen e ambasadorëve të BE-së dhe Polonisë, pritjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, por edhe aktivitete të tjera, që qytetarët të kenë një jetë sa më të denjë, ndërsa Tetova të shndërrohet në një qytet evropian.

Të hënën më 28 mars, kryetari Bilall Kasami në ambientet e Komunës priti ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer me të cilin kanë bashkëbiseduar për çështjet më konkrete duke nisur nga digjitalizimi i administratës, infrastruktura, përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve, krijimi i hapësirave të gjelbrat, zvogëlimi i ndotjes së ambientit jetësor, përmes ndërtimit të stacioneve të filtrimit të ujërave të zeza dhe shumë projekteve tjera cilat janë në interes të qytetarëve të Tetovës.

277365753_511761386986512_5589854559687823955_n.jpg

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e ka siguruar ambasadorin David Geer, se bashkë me administratën komunale do të punojnë që BE-në ta sjellin në Tetovë dhe kjo do të konkretizohet me një projekt të ri, që është hapja e Shtëpisë së BE-së në Tetovë ( European House).

277365228_511746316988019_8861240897973873311_n.jpg

Ndërsa ambasadori i BE-së, Geer konfirmoi mbështetjen e BE-së për komunën e Tetovës dhe kryetarin Bilall Kasami për realizimin e disa projekteve, për një Tetovë më të gjelbër, pa ujëra të zeza, pa ndotje, dhe me një infrastrukturë të re.

277352407_511746200321364_2708702650297370894_n.jpg

Të martën më 29 mars, kryetari Bilall Kasami ka vazhduar takimet e tij me faktorin ndërkombëtar. Në zyrat e Komunë së Tetovës ai ka pritur ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Wojciech Tycinski.

4.jpg

Kasami dhe Tycinski në dialogun e tyre diskutuan për shumë çështje që janë në dobi të qytetarëve të Tetovës, ndërsa në fokus ishte bashkëpunimi dhe marrja e përvojave në menaxhimin dhe gjetjen e zgjidhjeve optimale në pushtetin lokal. Ambasadori, Wojciech Tycinski, rrëfeu se do të mbështet komunën tonë në shndërrimit e saj në një institucion me frymë evropiane.

5.jpg

Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, të mërkurën më 30 mars, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ishte i ftuar në manifestimin  “Mirë se erdhe Ramazan” të organizuar nga Mektebi “Kopshti i Xhenetit”.

6.jpg
7.jpg

Të enjten më 31 mars, Kryetari i Komunës së Tetovës, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Rajonit të Pollogut, realizoi takim me Ministrin e Mjedisit Hapësinor, z.Naser Nuredini, si dhe me anëtarët e grupit punues për monitorimin, udhëheqjen dhe drejtimin e procesit për përgatitjen e Planit të Ri Hapësinor.

11.jpg
9.jpg

Së bashku edhe me kryetarët e komunave të Pollogut, në takim u diskutua rreth aktiviteteve për përgatitjen e Planit të Ri Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

8.jpg
10.jpg

Në takim u potencua rëndësia e shkëmbimit të informatave, si dhe ruajtja e bashkëpunimit mes palëve.

Të enjten po ashtu, kryetari i Tetovës Bilall Kasami dha lajmin e mirë për një pjesë të banorëve të Komunës së Tetovës. Pas premtimeve dhe angazhimeve të mëdha të kryetarit të Komunës, dhe të ekipit të Ndërmarrjes Publike Komunale, përfundimisht banorët e lagjes “Andrea Stojanoviq” filluan të kenë UJË për PIJE.

15.jpeg
14.jpeg
13.jpeg
12.jpeg

Të premten më 1 prill, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti në takim vëllazëror  kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave të ndryshme në zbatimin e tërësishëm të programit për zhvillimin e qyteteve si dhe mundësinë e thithjes së IPA fondeve në aspektin e fqinjësisë së mirë.

16.jpg
17.jpg

Kasami dhe Hyseni u dakorduan që të dy komunat Tetova dhe Gjilani bashkërisht të aplikojnë në thirrjen për IPA CBC me Kosovën, thirrje që do të jetë ndihmë e drejtpërdrejtë në sferën e ekologjisë, për të krijuar një ambient më të pastër dhe sa më cilësor.

Të dy kryetarët kanë thënë se “Qytetarët e të dy palëve meritojnë një jetë më të mirë” andaj edhe politikat tona do të jenë në këtë drejtim, për të zbatuar në përpikshmëri programin tonë që të shndërrojmë qytetet tona, në qytete evropiane dhe efikase për banorët!

18.jpg

Si çdo fund muaj edhe në fund të muajit Mars, kryetari i Komunës së Tetovës, zhvilloi takim me qytetarët e Komunës së Tetovës, ku i dëgjoi problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë, dëgjoi propozimet e tyre dhe idetë për zhvillimin më të shpejtë dhe më të mirë të Komunës.

19.jpg
20.jpg

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *