Dita Botërore e ndërgjegjësimit për autizmin
2 Prilli shënon ditën botërore për ndërgjegjësimin e autizmit, e cila paraqet çrregullime në komunikim, ndërveprim social dhe sjelljet dhe interesat e fëmijës.
Shenjat e para të autizmit shfaqen kryesisht para moshës 3 vjeçare dhe kane të bëjnë me sjellje të pazakonshme të cilat rëndom nga prindërit shihen si normale dhe mendohet se janë thjeshtë nje fazë kaluese. Përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve të pazakonshme tek fëmija në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre tregon se ai ose ajo kanë nevojë për trajtim special, e cila është punë qe ofrohet nga edukator special dhe rehabilitator.
Simptomat e një fëmiju autik janë:
-Nuk vënë kontakt me sy
-Kanë një numër të kufizuar interesash ose interes të madh për tema të caktuara
-Përsëritin aktivitete të caktuara pareshtur, të tilla si përsëritja e fjalëve ose frazave, lëkundja para dhe mbrapa ose loja me dorezën e derës.
-Janë shumë ndjeshëm ndaj tingujve, prekjeve, aromave ose pamjeve që janë plotësisht të zakonshme për mjedisin
-Nuk tregojnë interes për të bërë kontakte me të tjerët, aq më pak dëgjojnë ato që thonë ata
-Nuk shikojnë gjërat që u tregojnë njerëzit e tjerë
-Nuk duan të mbahen në krahë ose të përqafohen
-Kanë probleme me të kuptuarit ose me përdorimin e fjalëve, gjesteve, shprehjeve të fytyrës ose tonin e zërit
-Ata flasin me një zë të sheshtë, muzikal ose robotik
-Ata kanë probleme të përshtaten me ndryshimin më të vogël në rutinë
Mos intervenimi në kohë sjell kriza, mungesë vetëbesimi dhe përendrimi jo vetëm gjatë fëmijërisë por edhe në moshë më të ritur dhe në adoleshencë.
Shkrim i përgatitur nga edukatoret speciale dhe rehabiliteatoret pranë Qendrës EDU.