Në cilësinë e nënkryetarit të BNJVL-së në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mora pjesë në takimin që iu kushtua kërkesave të njësive të vet-qeverisjes lokale dhe ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministrin e Financave, Fatmir Besimi, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrin për Vetëqeverisje lokale, Goran Milevski, sikurse edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit dhe e BNJVL-së, Danella Arsovska.Qeveria dhe BNJVL-ja do të vazhdojnë dialogun me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më kompetente që i prekin qytetarët në nivel lokal.