Studentët e Fakultetit Ekonomik e vizituan Ministrinë e Financave të RMV-së

Studentët e Fakultetit Ekonomik e vizituan Ministrinë e Financave të RMV-së

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, me ftesë të Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në ligjëratën informative nga ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Kjo ligjëratë u zhvillua në kuadër të “Javës globale të parave” dhe konsistonte mbi Buxhetin për vitin 2022, funksionet, karakteristikat, prioritetet, qëllimet dhe realizimin e tij.
Pas pjesës prezantuese, ministri i Financave, Fatmir Besimi i ftoi për debat dhe diskutime studentët, të cilët i parashtruan pyetje me interes nga fusha e financave.

Përveç kësaj, studentët u njoftuan edhe me mënyrën e funksionimit të Ministrisë së Financave, drejtoritë e saj, si dhe me organet e tjera drejtuese. Po ashtu, studentët e Fakultetit Ekonomik u informuan edhe me procedurat e përpilimit të Buxhetit deri te votimi i tij në Parlament.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *