Sipas burimeve zyrtare Ministri i MBPEUs nga rradhët e Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka biseduar nëpërmjet telefonit me Ministrin e MPB- së, Oliver Spasovski rreth lajmeve për arrestimin e banorëve të Konjares. Hoxha njofton se ka marrë garancë nga Spasovski se banorët nuk janë arrestuar por vetëm janë marrë në pyetje për shkak të bllokimit pa paralajmërim të autostradës Shkup-Shtip. Hoxha ka biseduar edhe me banorët e Konjares dhe i ka siguruar se asnjë nuk do kalojë natën në stacion policor por do kthehen në shtëpitë e tyre.