Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statisikës në Maqedoninë e Veriut, Ilmi Selami apelon që bashkëatdhetarët tanë jashtë vendit të regjistrohen sa më masovikisht, pasi sipas tij, kjo është në interes të vendit dhe të së ardhmes.
Selami në një intervistë për INA thekson se nuk duhet lëshuar një mundësi e tillë e shkëlqyer, sepse vërtetë janë krijuar kushte të volitshme për një regjistrim real në Maqedoninë e Veriut, nga i cili përfundimisht do të mësojmë sa jemi në të vërtetë brenda dhe jashtë shtetit.
“Interesimi i diasporës sonë për t’u vetëregjistruar në aplikacionin që gjendet në faqen tone të internetit, ditën e pare dhe të dytë ishte solid dhe arriti rreth 10 mijë të regjistruar. Kjo na gëzoi dhe na dha një shpresë se do të mund t’a regjistrojmë pjesën dërmuese të diasporës, mundësi dhe e drejtëkjo që jepet për herë të parë. Më pastaj gjatë ditëve në vijimnumri ra dukshëm për të konstatuar vetm rreth dy mijë regjistrime. Dëshiroj të ritheksoj se mundësia për t’u regjistruar diaspora është dhënë për herë të parë në historikun e regjistrimeve në Maqedoninë e Veriut dhe kjo e arritur politike është si rezultat i impenjimit të politikës shqiptare në vend. Andaj vërtetë do të ishte mëkat dhe dobësi që një e drejtë e fituar me aq mund e që jep një mundësi të këtillë për vetëregjistrim, të mos shfrytëzohet në mënyrë masovike”, thekson zëvendësdrejtori Selami.
Sipas tij, ditëve të fundit ka pasur rënie të interesimit për regjistrim nga ana e diasporës, por ai është optimist se deri më 21 prill numri i regjistruesve do të rritet.
“Sinqerisht e them se ndjehem fort i mërzitur nga jehona e ulët e vetëregjistrimit nga ana e bashkëatdhetarëve tanë. Por nuk e humbas dot optimizmin sepse diaspora jonë gjithmonë ka ditur të na befasojë për të mirë, andaj shpresoj dhe uroj që gjatë ditëve që kanë mbetur deri më 21 Prill, numri i të regjistruarve dukshëm të rritet. Pa dyshim se kjo do të na gëzonte të gjithëve. Apeloj që mos ta lëshojmë me aq lehtësi këtë mundësi të shkëlqyer sepse vërtetë janë krijuar kushte të volitshme për një regjistrim real nga i cili përfundimisht do të mësojmë sa jemi në të vërtetë mbrenda dhe jashtë shtetit. Dashtë Zoti që kjo thirrje e imja të arijë deri te çdo bashkëatdhetar dhe bashkëqytetar i yni. Vetëregjistrimi nuk kërkon shum mund e as shum kohë. Vërtetë ia vlen të ndash një gjysëm ore për të regjistruar familjen tënde. Pra, e shihni sa pak mund duhet për të dhënë aqshumë kontribut dhe për të fituar aq shumëbenefite. Mos të lejojmë aq lehtë të shkëputemi e të largohemi nga burimi ynë duke u humbur në detëra të huaj. Mos të harojmë se burimi i jonë mbushë vetëdetin tonë.”, theksoi për INA, zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami.