Kur Lëvizja Besa udhëhiqte me Ministrinë e Bujqësisë ministri Hoxha u angazhua që gati në çdo komunë të hap njësi rajonale dhe të jap ndihmën e parezervë çdo komune.
Komuna e Tearcës e udhëhequr nga BDI, i refuzoj dy projekte konkrete për asfaltimin e dy rrugëve në dy fshatrat më të mdhaja në këtë komunë, dhe refuzojë hapjen e njësisë rajonale me arsyetimin që nuk ka hapësira të mjaftueshme në komunë.
Kurse sot zv ministri i Alternativës/dhe kryetari komunës Tearcës nga Bdi-ja takohen dhe premtojnë diçka e cila do të ngelet vetëm në letër!.
Gjithmonë e akuzonin Lëvizjen Besa kinse koketon me Bdi-në, në fakt ata që u deklaruan më mirë të vdekur se sa me Bdi-në po dalin të jenë vegël e tyre e që kjo nënkupton që Bdi-së i kovenon ta forcoj një subjekt të vogël siç është Alternativa, sepse Lëvizja Besa është i vetmi subjekt politikë që përfaqëson interesat e shqiptarëve dhe nuk bënë politika ditore amatore.
Votuesi/Populli, fotografitë për PR dhe populizëm i ka lexuar mirë, për këtë përgjigjen ua dha nga TETOVA ku me vullnet të madh vendosi ta çrrënjos të keqen njëher e përgjithmonë!