Rreth dy milionë kanë ikur nga Ukraina për në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, sipas Agjencisë së Gardës Kufitare të Polonisë.
Të enjten, 52 mijë e 500 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia në Twitter, një rënie prej 11 për qind nga e mërkura. Kjo e çon totalin në 1.9 milion refugjatë, shkruan BBC.
Ndërsa që nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm 7 mijë e 100 refugjatë kanë kaluar kufirin, sipas agjencisë.