Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar zjarr në dy lokacione në 24 orët e fundit njoftuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat – Kumanovë. Mbrëmë në orët e vona të natës është djegur një shtëpi dhe një depo në dy vende të ndryshme.
Njësia territoriale e zjarrfikësve ka intervenuar në orën 21:10 deri në 22:40 në Konjare të Poshtme dhe ka shuar zjarr në një depo me një automjet dhe pesë zjarrfikës.Intervenimi i dytë ka ndodhur në rrugën “Romanovska”. Zjarrfikësit kanë intervenuar në zjarrin në një shtëpi një orë e gjysmë në periudhën nga ora 22:40-00:15 me një automjet dhe pesë zjarrfikës.