Ka ngjallur reagime të shumta të aktivistëve partiak të ASH-së, deklarata e djeshme e Ziadin Selës për indeks.mk, ku ka folur për pakënaqësitë brenda partiake.
“Ai ka thënë se ata që flasin kanë të drejtë, por ka mohuar se dikush brenda partisë e kundërshton kandidimin e tij”.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e shumë anëtarëve, që kundërshtojnë rikandidimin e Ziadin Selës, ku disa nga ata të cilët kundërshtojnë janë edhe nënshkruesit e aktit të themelimit të kësaj partie.
Ata thuajse njëzëri, mohimit të Selës se gjoja nuk janë aktivistët që kundërshtojnë kandidimin e tij i përgjigjen ashpër duke ia bë me dije se vërtet ata nuk ndjehen si aktivist të Ziadin Selës kur ky i fundit shkel rregullat dhe statutin e partisë , por janë aktivistë të Aleancës për Shqiptarët, që kundërshtojnë fuqishëm rikandidimin e tij , janë aktivistë që kanë ngritur zërin dhe mbrojnë demokracinë në parti.
Në vazhdim ju përcjellim vetëm disa nga reagimet e anëtarëve të ASH-së, që kundërshtojnë rikandidimin e Selës.
story_fbid=5589152657767542&id=100000185886997