Villarreali ka arritur të shënojë fitore ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 3-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm prej 4-1.
Juventusi kishte më shumë nga loja duke rrezikuar disa herë në pjesën e parë.
Rastin e parë e kishte Alvaro Morata në minutën e 11-të, por goditja e tij me kokë u ndal nga Geromino Rulli.
Pas tij ishte radha e Dusa Valhovic në minutën e 20-të, por edhe goditja e tij u prit nga portieri.
I njëjti lojtar rrezikoi edhe në minutën e 22-të, por shtylla e ndali goditjen e tij.
Villarreali u bë i gjallë në minutën e 23-të, por goditja nga Lo Celso përfundoi jashtë.
Krejt në fund të ojesës së parë Juventusi kishte edhe një rast, por topi u largua nga vija e portës.
Pjesa e dytë nisi më qetë me të dyja skuadrat që nuk rrezikuan edhe aq shumë.
Në rastin e parë që Villarreal doli në sulm fitoi penallti pasi Francis Coquelin u rrëzua në zonë në minutën e 77-të.
Nga pika e bardhë Gerard Moreno ishte i saktë për 1-0.Në fund Villarreal shënoi edhe njëherë me Arnaut Danjuma për 3-0 nga pika e bardhë.