Zyrtari i Lëvizjes BESA, Fatmir Sabriu: Dekreti për dygjyhësinë në uniformat e policisë s’ka vlerë juridike

Gjatë ditës së djeshme ishim dëshmitarë të një akti tjetër skandaloz të Qeverisë aktuale të RMV-së. Në seancën e 28-të Qeveria e RMV-së solli dekret për uniformën e Policisë në bazë të ligjit për përdorimin e gjuhëve në bazë të të cilit dekret uniformat e policisë në qytetin e Shkupit dhe në komunat ku së paku 20 % e qytetarëve flasin gjuhë tjetër zyrtare nga gjuha maqedonase, përveç gjuhës maqedone dhe shkrimit të saj kirilik, shkruhen edhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20 % të qytetarëve dhe shkrimin e tij. Skandaloz është fakti që me këtë dekret parashihet që i njejti do të hyjë në fuqi në ditën e 8-të nga dita e shpalljes së tij në Gazetën zyrtare të RMV-së, ndërkaq do të filloj të implementohet në afat prej 1 viti nga momenti i hyrjes në fuqi. Ky akt nënligjor është skandaloz sepse është në kundërshtim të plotë me ligjin për përdorimin e gjuhëve, ka shkruar ne facebook Fatmir Sabriu, zyrtar i larte i BESA. Kuvendi i RMV-së më datë 14 Mars 2018 miratoi ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe i njejti hynë në fuqi, gjegjësisht fillon të prodhojë efekt juridik nga momenti i shpalljes së tij në gazetën zyrtare të RMV-së (ligji është në fuqi që nga marsi i 2018). Në bazë të nenit 23 të këtij ligji “të gjitha institucionet janë të obliguara që të sjellin aktet nënligjore për implementimin e këtij ligji në afat prej 1 viti nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit”. Në bazë të nenit 8 të ligjit për përdorimin e gjuhëve “Uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe shëndetësisë në qytetin e Shkupit dhe komunat në të cilat së paku 20 % e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare tjetër nga gjuha maqedone dhe shkrimi i saj kirilik shënohen në gjuhën maqedone dhe shkrimin e saj kirilik dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20 % të qytetarëve të asaj komune”. Nëse bëjmë një analizë të thjeshtë të këtyre normave juridike të ligjit për përdorimin e gjuhëve mundet të vijmë tek konstatimi i lartëshënuar se ky veprim i qeverisë është skandaloz edhe atë: e para: Dekreti i qeverisë është i vonuar (nuk është në afat) sepse ligji ka hy në fuqi para 4 viteve e kurse aktet nënligjore është dashur të sillen më së voni në afat prej 1 viti nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe e dyta: dekreti i qeverisë është në kundërshtim të plotë me ligjin sepse uniformat e policisë duhet urgjentisht që nga sot të jenë edhe në gjuhën shqipe në ato komuna ku së paku 20 % të qytetarëve flasin gjuhën shqipe, gjegjësisht është dashur të jenë në gjuhën shqipe që nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit d.m.th që nga marsi i 2018 dhe jo sot të sillet dekret e me atë dekret të parashihet implementim i prolonguar i vetë ligjit. Askundi në botë nuk mundet me akt nënligjor të parashihet diçka ndryshe nga ligji, por aktet nënligjore sillen për implementimin e ligjit. P.S. Pashë shumë eksponent të partisë në pushtet që u lavdëruan për sjelljen e një dekreti i cili në këto momente aspak ska vlerë juridike dhe që parasheh implementim të prolonguar të gjuhës shqipe në uniformat e policisë, kur kemi ligjin në fuqi i cili duhet të implementohet dhe i cili shumë qartë parasheh që uniformat e policisë duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe. Mos u lavdëroni por punoni që ky ligj mos ngelë vetëm “letër e vdekur”, nën udhëheqësinë tuaj është edhe Drejtoria për zbatimin e gjuhëve edhe Inspektorati i gjuhëve. Nuk duhet të bëni asgjë të veçantë vetëm të respektoni ligjin dhe të detyroni institucionet shtetërore ta zbatojnë atë, sepse fundi i fundit atë punë e keni.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *