Ziadin Sela skeptik për zbatimin e shqipes në uniformat policore

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka realizuar paraqitje para publikut, transmeton TV21.

I pyetur për Dekretin e miratuar dje nga Qeveria me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe, Sela tha se uron se ky Dekret të mos e ketë fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili sipas tij ende nuk është implementuar në tërësi.

“Unë uroj që ky Dekret të mos e ketë fatin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve ku afati maksimal i implementimit të tij është 2019-ta. Ligji është sjell në vitin 2018 dhe ka dy afate. Gjashtëmujorëshi i parë që nënkuptonte ndërrimin e të gjitha tabelave dhe afati i dytë – njëvjeçar ishte implementimi i tërësishëm edhe në uniformat e policisë, në institucione dhe dokumente. Kjo nuk është zbatuar dhe realisht dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesën trevjeçare. Kuptohet, gishti drejtohet tek ata që i sollën vonesa ligjit dhe që janë në pushtet që njëzet vjet. Prandaj unë uroj që ky Dekret të mos e ketë fatin e Ligjit”, tha Sela.

Dekretin e sheh si “PR marketing i ulët i një subjekti në Qeveri i cili këtë temë duhej ta konsumonte që kur u bë pjesë e Qeverisë”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *