Tetë qytetarë nga të cilët katër janë vendas dhe katër ukrainas por në mardhënie farefisnore me vendin tonë, kanë kërkuar të evakuohen nga Ukraina, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Nga 120 qytetarë të kontaktuar, rreth 80 për qind tashmë janë evakuuar, ndërsa tetë qytetarë të tjerë kërkojnë evakuim dhe janë ende në Ukrainë. Katër prej tyre janë shtetas tanë, katër janë shtetas ukrainas, por kanë lidhje farefisnore. Ka edhe rreth 20 qytetarë të tjerë, por nuk kërkojnë evakuim”, tha Osmani.