ASh kërkon uljen e akcizës për derivatet e naftës: TVSH-ja të ulet në 5%

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se masat e miratuara dje nga ana e Qeverisë nuk janë efikase. Adnan Neziri thotë se ASh kërkon uljen e akcizës së derivateve të naftës, ndërsa kërkon që TVSH-ja në vend se në 10, të ulet në 5 për qind.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të pranojë në mënyrë taksative propozimet tona. Akciza për benzinë nga 22 denarë të ulet në 15 denarë, ndërsa ajo e dizellit nga 15 në 9 denarë. Kjo shumë të jetë fikse dhe të mos mvaret nga lëvizjet e bursës. TVSH propozojmë që të ulet nga 18 në 5% dhe jo në 10% sa propozoi Qeveria. Gjithashtu edhe vlera e TVSH-së të jetë e ngrirë maksimalisht në çmimin e 28 shkurtit, që nënkupton të mos llogaritet për rritjet e reja që do të mund të vijnë nga bursa. Çdo eksperiment tjetër do të dëmtojë rëndë qytetarët si dhe do të ketë ndikim edhe në çmimet e produkteve tjera. Do të jetë e kotë heqja e TVSH-së për produktet ushqimore, nëse prodhuesve u shtrenjtohet transporti dhe energjia”, tha Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *