Pas tre raunde bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë që kanë arritur pak drejt marrëveshjes së përfundimit të luftimeve, nesër pritet të mbahet takimi i nivelit më të lartë mes dy palëve.
Ashtu siç është raportuar dhe më herët, ministri i Jashtëm rus, Lavrov do të takohet me homologun ukrainas Kuleba në qytetin e Antalias në Turqi.Sipas agjencisë së lajmeve ruse, Tass takimi diplomatik është konfirmuar që do të mbahet dhe nga zyrtarja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.