Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj RB Salzburg me rezultat 7-1 për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich e nisi shumë mirë ndeshje dhe shënoi tri herë brenda 23 minutash.
‘Fajtor’ për këtë epërsi të madhe të bavarezëve ishte Robert Lewandowski që shënoi het-trik.
Ai fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 12-të nga pika e bardhë për 1-0.
Në minutën e 21-të u dyfishua epërsia, sërish me golin e polakut nga pika e bardhë.
Het-triku u kompletua nga Lewa në minutën e 23-të për rezultatin 3-0.
Goli që mbylli pjesën e parë erdhi në minutën e 31-të, kur Serge Gnabry shënoi për 4-0.
Edhe pjesa e dytë nisi me trysninë e Bayern Munich, që nuk ndalej.
Leroy Sane asistoi te Thomas Muller i cili shënoi një gol të bukur për 5-0.
Krejt çfarë bënë austriakët në këtë takim ishte një gol i Maurits Kjaergaard në minutën e 70-të për 5-1.
Dyshja Sane – Muller ishin në aksion edhe një herë në minutën e 83-të për 6-1.
Krejt në fund edhe Sane gjeti golin për rezultatin përfundimtar 7-1.