Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 23-të, në të cilën do të shqyrtojë më tepër pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Siç njoftojnë nga qeveria, në mbledhje, mes tjerash, do të shqyrtohen Raportet gjysmëvjetore për shumën dhe numrin e kredive të miratuara të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, me mundësi për grant komponentë (Kovid 3 linjë kreditore), si dhe për shumën dhe numrin e kredive të miratuara nga Fondi i Posaçëm Kreditor (FPK), Kovid 1 linja kreditore dhe linja kreditore për mbështetjen e shoqatave radiodifuzive tregtare.

Sipas rendit të propozuar, në mbledhje do të shqyrtohen edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim teknik dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti.

Mbledhja e rregullt e 23-të pritet të filloj në orën 15:00, ndërsa para fillimit të saj do të mbahen dy mbledhje tematike.

Mbledhja e 21-të tematike, me fillim në orën 12:00, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore është me pikë të vetme në rendin e ditës – Prezantim i Bankës Botërore në portofolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *