Në Preshevën mike nga sonte po mbahet “Forumi i grave shqiptare të suksesshme në rajonin shqipfolës”, në organizim të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe në këtë ngjarje po marrin pjesë gra të suksesshme nga Komuna jonë e Çairit.
Sot kisha nderin që me pjesëmarrëset tona nga Çairi-Sermine Purrinin nënkryetare e Komunës së Çairit, Nermine Bajrami Shaqirin, drejtoreshë organizative në Klinikën Universitare për sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” Shkup, Kaltrina Zekolli Shaqirin- profesoreshë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe Julinda Gega Hoxha- Arkitekte dhe ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore, të realizoj një takim dhe të diskutojmë se sa me peshë është fuqizimi i gruas në shoqëri, por edhe sa me rëndësi është prezantimi i vlerave tona në forume rajonale si ky i Preshevës.