Ligjvënësit amerikanë letër sekretarit Blinken: SHBA-ja të fuqizojë rolin e saj në Ballkan pas agresionit rus

Ligjvënës amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan, Antony Blinken, ndërkaq kanë bërë thirrje për fuqizim të rolit të ShBA-së në Ballkan pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Në letrën publikuar nga Faton Bislimi, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëhet e ditur se është bërë thirrje edhe për finalizim të dialogut Kosovë-Serbi.

“Në këtë letër, bëhet thirrje për finalizim të ‘marrëveshjes gjithëpërfshirëse midis Kosovës e Serbisë, pasi që tash e 14 vjet Kosova është e pavarur’ dhe ky realitet duhet pranuar. Arritja e kësaj ‘marrëveshje hapë mundësi për zhvillim në rajon dhe pengon rritjen e influencës së jashtme nga akterë dashakeq’”, shkruan Bislimi në Facebook.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *