Ambasadroja e SHBA-së, Kejt Meri Bërns në një intervistë ekskluzive për TV21 theksoi se me urgjencë duhet të përfundojnë lëndët e ish Prokurorisë Speciale Publike.
“Mendoj se përvoja dhe sidomos fakti që ka ende raste nga ish PSP që janë ende në sistem, tregon se njerëzit duan drejtësi. Ata duan që rastet të kalojnë në sistem, të trajtohen nga profesionistë të aftë, pa ndërhyrje politike dhe me një zgjidhje përfundimtare që do të përcaktojë përgjegjësinë për krimin që do të vërtetohet se është kryer”, tha mes tjerash Bërns.
Bërns shtoi se rastet duhet të trajtohen me kujdes, pa ndikim politik.
“Ne pamë gjithashtu, sipas Ligjit të mëvonshëm për Prokurorinë Publike, se ka nevojë të rishikohen proceset dhe të shohim se si menaxhohen pozitat dhe proceset për t’u siguruar që lëndët do të kalojnë nëpër sistem pa ndikim politik. Ne jemi ende përpara një sfide të vështirë, por ka shumë njerëz që janë të fokusuar dhe duan ta bëjnë sistemin funksional”, theksoi Bërns.