Grubi: Ministria jonë është shtëpia e të gjitha komuniteteve

Në fjalimin e tij para deputetëve të pranishëm në mbledhje, mes të
tjerave Grubi foli mbi Procesin e realizimit të të drejtave të
komuniteteve si dhe integrimin e tyre në institucionet shtetërore.

“Përmirësimi i përgjithshëm i statusit të tyre është një proces permanent
që ndodh në vendin tonë. Shteti duhet të jetë i përkushtuar ndaj
komuniteteve në vend. Balansimi gjithmonë kërkon një barazi të plotë mes
tyre, si në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të cilat rregullohen me
Kushtetutë dhe ligj, ashtu edhe në detyrimet si qytetarë. Republika e
Maqedonisë së Veriut ka në funksion mekanizma Kushtetuese dhe ligjore të
cilat mbrojnë të drejtat e komuniteteve por ekzistojnë edhe institucione
përkatëse të cilat garantojnë që barazia e plotë të jetë në të gjitha
sferat e jetës, në bazë të të cilës ne bashkërisht duhet të ndërtojmë
politika moderne për të ardhmen, e me një fjalë kjo ka të bëj me të
drejtat themelore të njeriut e njëkohësisht edhe me integrimin”, theksoi
kështu Grubi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *