Lufta në Ukrainë, përfundoi takimi mes palëve

Raundi i parë i bisedimeve midis Kievit dhe Moskës përfundoi pa ndonjë informacion se është arritur ndonjë marrëveshje për armëpushim. Përfaqësuesit e dy delegacioneve thanë se ka pika të përbashkëta për të cilat mund të arrihet një marrëveshje. Si negociatori ukrainas Mihail Podoljak ashtu edhe ai rus, Vladimir Medinski, thanë se do të takohen sërish në ditët në vijim, por deri atëherë detajet do t’i precizojnë me krerët e shteteve të tyre, shkruan Alsat.

“Të dyja palët identifikuan një sërë temash prioritare për të cilat u propozuan zgjidhje të  caktuara. Në mënyrë që këto zgjidhje të kenë mundësi zbatimi, ne do të shkojmë për konsultime në kryeqytete. Të dy palët diskutuan për mbajtjen e një raundi të dytë negociatash në të ardhmen e afërt, kur do të bisedohej për zhvillimin në praktikë të këtyre temave”, tha  Mihail Podoljak – Këshilltar i Presidentit të Ukrainës Zelenski

“Kemi shqyrtuar të gjitha aspektet dhe kemi gjetur disa pika për të cilat mund të merret një qëndrim i përbashkët. Dhe që është më e rëndësishmja, ne ramë dakord për të vazhduar procesin e negociatave. Takimi i radhës do të mbahet në ditët në vijim në kufirin polako-bjellorus. Deri atëherë, çdo delegacion do të konsultohet me qeverinë e vet për të gjitha aspektet”, tha  Vladimir Medinski – këshilltar i presidentit rus Putin (…)

Përpara se të uleshin në tavolinë për bisedime, Kievi kërkoi si pika të para të jenë armëpushimi dhe tërheqja e trupave ruse, por Moska nuk e bëri publik qëndrimin e saj, duke kërkuar që bisedimet të mbaheshin “në heshtje”. Por derisa po zhvilloheshin bisedimet, presidenti francez Macron ka pasur bisedë telefonike me Zelenskin dhe Putinin. Siç njoftoi Kremlini, presidenti rus homolologut të tij francez ia ka thënë tre kushtet për përfundimin e konfliktit.

“Vladimir Putin theksoi se zgjidhja është e mundur vetëm nëse pa asnjë kusht  merren parasysh interesat legjitime të sigurisë së Rusisë, duke përfshirë njohjen e sovranitetit rus mbi Krimenë, çmilitarizimin dhe denacizimin e shtetit ukrainas dhe sigurimin e statusit të tij neutral.

NJOHJA E KRIMESË

DEMILITARIZIMI I UKRAINËS

STATUSI NEUTRAL

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *