Në Tetovë u mbajt protestë kundër hapjes së një kazinoje të re, përcjell TV21. Nga Lëvizja Antibixhoz kërkojnë nga Qeveria ndalimin e hapjes së kazinosë por edhe mbylljen e gjitha të tjerave.
“Kërkojmë mbylljen e të gjitha lojërave të fatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. I bëjmë thirrje kryetarit të shtetit, z.Stevo Pendarovski që urgjentisht të thirr takim me të gjithë liderët e partive politike dhe lëvizjen Antibixhoz për zgjedhjen e kësaj problematike”, tha Jushi Emrullai, Lëvizja Anti-bixhoz.