Lenin”, “Marshall Tito”, “Kiril Pejçinoviq”, “29 Nëntori” dhe “Bllgoj Toska”, janë vetëm disa nga emrat e rrugëve edhe shkollave të Tetovës. Edhe pse u ndryshuan në vitin 2007, këto emra ende përdoren nga pushteti qendror. Po a do të ketë vullnet politik mes OBRM-PDUKM-së dhe Lëvizjes Besa që këto emërtime të shkojnë në histori? Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, thotë se ditëve në vijim do të bisedojë për këtë çështje.
“Është temë lokale e cila do të duhet gjatë ditëve në vazhdim të koordinohemi me këshilltarët e OBRM-PDUKM-së apo me strukturat lokale të OBRM-PDUKM-ë ku do të kemi takim qëndrim sigurisht gjatë ditëve në vazhdim do të kemi edhe qëndrimet tona”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.