Kasami i përgjigjet Ahmetit: Shpresoj të ndryshojë pushteti qendror që mos ta mbrosh krimin

Bilall Kasami sot i është përgjigjur deklaratave të Ali Ahmetit i cili tha se Kasami duhet t’i argumentojë akuzat e tij ndaj qeverisjes së kaluar lokale në Tetovë, përcjell TV21. Kasami tha se të gjitha argumentet për keqpërdorime në Komunën e Tetovës do t’i dorëzojë tek organet e drejtësisë.

“Uroj që zotëri Ahmeti mos të jetë shumë i sigurtë në organet e drejtësisë ku fatkeqësisht ka futur thellë duart e tij, sidoqoftë unë jam konstitucionalist dhe do të respektoj institucionet e drejtësisë, gjitha argumentet të cilat i kam për keqpërdorimet që janë bërë në Komunën e Tetovës do të orientohen në organet e drejtësisë”, deklaroi Kasami.

Ai pohoi se tashmë në Prokurori janë parashtruar tre padi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *