Për një ditë policia në Shkup dënon 195 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se  gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 195 masa.

“Për drejtim të automjetit nga shpejtësia  e lejuar janë shqiptuar  62 sanksione, 58 sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve. Janë shqiptuar 11 masa për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për shoferë fillestarë, katër sanksione për rreshtim në mënyrë të parregullt dhe 45 masa për parkim të automjetit në mënyrë jo të rregullt” njoftojnë nga MPB-ja.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *