Kosova shënon 14-vjetorin e shpalljes së shtetësisë

osova shënon 14-vjetorin e shtetësisë së saj.

Në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë, presidentes, Vjosa Osmani, kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë ngritjen solemne të flamurit të Kosovës para objektit të Qeverisë.

Presidentja Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë.

“Sakrifica për shtetin tonë ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Mbi 13 mijë civilë (të vrarë), prej të cilëve 133 e më shumë fëmijë. Rreth 20 mijë gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, shtëpi të shkatërruara e mbi 1,600 të zhdukur, janë plagë akoma e hapur e Republikës sonë. Liria jonë do të jetë e plotë atë ditë kur do të ketë drejtësi për të gjitha viktimat”, ka thënë Osmani.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *