Rritja e forcave ruse pranë kufirit ukrainas vazhdon me shpejtësi. Gjatë natës janë parë të shtohen “forcat” duke nisur nga nëndetëset dhe anijet në Detin e Zi, deri te raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi e deri te tanket. Gjithçka është me pamje. Mediet e huaja kanë vëzhguar videot e publikuara në media sociale të këtyre lëvizjeve.
Disa nga videot vijnë nga burime zyrtare; shumica janë nga TikTok ose YouTube. Ato janë duke u analizuar nga vëzhguesit në internet dhe shpesh plotësojnë imazhet satelitore.
Kolona afër Këtu është një kolonë që lëviz pranë Belgorodit në Rusinë perëndimore, pikërisht përtej kufirit nga qyteti kryesor ukrainas i Kharkiv: