Vedat Muriqi ishte një nga protagonistët kyesorë në fitoren 3-2 të Mallorca ndaj Athletic Bilbao. Futbollisti i Kosovës dhuroi asistin në golin e dytë, duke i dhënë siguri skuadrës.
Por, spektakli i lojtarit dardan nuk u ndal me kaq, pasi edhe pas barazimit nga Bilbao, ai ishte protagonist dhe në aksionin e golit të tretë dhe të fitores, duke bërë që tek Mallorca të shpërthente festa.
Nga mediat spanjolle ai u vlerësua me notën 7.5, dhe si një ndër futbollistët më të mirë në fushën e blertë.
Në dy ndeshjet e tij në La liga, Muriqi ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë dy asist.