Këtë javë vazhdon dialogu intensiv ndërmjet grupeve të punës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat i dakorduan kryeministrat e të dy vendeve Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov. Pas bisedave të javës së kaluar në Sofje, është planifikuar edhe një takim i ri për pakon e çështjeve politike, këtë herë në Shkup. Të dy vendet i definuan çështjet prioritare për të cilat do të kërkohet zgjidhje. Për palën maqedonase janë çështjet e identitetit në kornizën negociuese si zgjidhje evropiane, ndërsa për palën bullgare çështja e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.