Pendarovski: Pandemia, shembull për rreziqet nga dezinformatat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në konferencën “Informacione kundër dezinformimit”: Ndërtimi i rezistencës drejt praktikave dezinformuese në rrethimin post-Kovid në Maqedoninë e Veriut” në organizim të Këshillit Euroatlantik, përcjell TV21. Pendarovski theksoi se pandemia ka dhënë shembull konkret për pasojat nga dezinformimi.

“Pandemia konkretisht na tregoi se çfarë probleme mund të shkaktojnë dezinformatat. Në nivel global, jo vetëm tek ne, e ashtuquajtura infodemi e ashpërsoi debatin publik në lidhje me këtë çështje, objektivisht e zvogëloi efikasitetin e masave dhe politikave për ballafaqim me pandeminë, rriti hezitimin e njerëzve për vaksinimin dhe përfundimisht u vendos skena për për shfaqjen e teorive konspirative për luftëra biologjike që duan ta zvogëlojnë popullsinë e botës, për vendosje të çipave dhe kontroll përmes vaksinave nga ana e qendrave të fuqive botërore”, tha presidenti Pendarovski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *