Dardan Dehari: Përkundër lëndimit dua ta shijoj atmosferën olimpike

Skiatori Dardan Dehari që përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” shkaku i një lëndimi serioz që mori gjatë stërvitjes së ditës ë martë në Janking. Pas këtij lëndimi ai nuk është në gjendje që të përfaqësoj vendin në displinën sllallom dhe sllallom i madh, ndërsa intervenimit kirurgjik do ti nënshtrohet në vendlindje. Lojërat Olimpike do të mbeten përgjithmonë në kujtimet e skiatorit tetovar pasi pjesëmarrja në “Pekin 2022” ishte kurorëzimi i punës 20 vjeçare në karrierën e tij. Por, lëndimin i rëndë gjatë stërvitjes, pamundësoi pjesëmarrjen në garat zyrtare të Olimpiadës. Tani vijon faza e rehabilitimit. DARDAN DEHARI – SKIATOR “Fatkeqësisht një ramje e zakonshme në sportin tone të skijimit, por që rezultoi me një lëndim serioz. Konkretishtë këputje e ligamentit të mesëm të gjurit të djathtë, që më duhet patjetër t`i nënshtrohem një operacioni apo ndërhyrje kirurgjike për ta rregulluar atë problematik ose lëndim. Dhe më pas koha e rehabilitimit që të kthehem sa më shpejt në shtigjet e skijimit” Dardani Dehari thotë se operimit do t`i nështrohet në vendlindje pasi dëshiron që deri në maksimum ta shijojë atmosferën olimpike. DARDAN DEHARI – SKIATOR “Meqenëse është një operim i njohur, tanimë nuk është diçka shumë e komplikuar do ta realizoj në Maqedoni. Kështu që shpresoj sa më shpejt të kthehem në vendlindje dhe ta realizoj çeshtjen e intervenimit dhe të nis proçesin rehabilitues” Ndryshe sipas programit të organizatorit, Dardan Dehari, në Olimpiadën “Pekin 2022” duhej të niste më 13 shkurt në disipinën sllallom i madh dhe më 16 shkurt në sllallom.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *